9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo është letra e dorëheqjes së Hykmete Bajramit

Rekomandime

Hykmete Bajrami ka dhënë sot dorëheqje nga Ministria e Financave. Në letrën e dorëheqjes që ka siguruar Express, të cilën Bajrami ia ka dërguar Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ajo ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale, shkruan Express

- Advertisement -

Bajrami ka shkruar në letrën e dorëheqjes se do të angazhohet si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

- Advertisement -

Ndërkohë, Hoti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Bajramit, ndërkaq vendimi ka hyrë në fuqi sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit