10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Avni Spahiu tregon arsyen pse është ftuar nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA dhe Turqi, Avni Spahiu ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Ftesën nga Specialja e ka konfirmuar vet Spahiu. Gazetari Spahiu ka thënë se ftesa e ardhur në adresë të tij ka të bëjë me periudhën sa ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Bujku”. Ai është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Dhomat e Specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë kanë vazhduar me ftesa të reja për persona të profileve të ndryshme.

- Advertisement -

Kësaj radhe Tribunali Special e ka ftuar gazetarin Avni Spahiu për të dëshmuar në Hagë.

Ish-ambasadori i Kosovës në Ankara ka thënë të martën se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Spahiu ka deklaruar se është ftuar si dëshmitar për periudhën sa ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Bujku”.

- Advertisement -

“Po kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si dëshmitar. Më kanë ftuar për periudhën sa kam qenë redaktor i Gazetës Bujku”, ka thënë Spahiu.

Ai dëshminë e tij do ta jap në qytetin e Hagës në Holandë në fund të këtij muaji.

- Advertisement -

“Do të jap dëshminë time në Hagë të Holandës, atje do të udhëtoj me 26 shkurt”, është shprehur Spahiu.

Avni Spahiu ka shërbyer edhe si këshilltar politik i Presidentit Ibrahim Rugova.

Sot për në Hagë është nisur edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fitim Selimi.

Selimi këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut.

Në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie.

Ndërkaq, Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se deri më tash kanë ardhur mbi 260 ftesa nga Gjykata Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit