Avokati bën thirrje që qytetarët mos t’i përgjigjen fondit për Thaçin, e konsideron fyerje ndaj viktimave

0
397

Avokati i njohur kosovar, Gazmend Halilaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen fondacionit për ndihmë juridike për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halilaj ka thënë se kjo është e palogjikshme, e paligjshme dhe fyerje direkte për viktimat.

“Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen çdo dite.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Halilajt:

Mosss iu përgjigjeni fondacionit ,, ndihmë juridike për z.Thaqi.

Është e pa ligjshme, e pa logjikshme dhe fyerje direkte për viktimat.

Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.

Sekendejmi, ai vetë ka deklarua që gjatë luftës ka qenë ,,,jashtë linjave të frontit,,.

Shfrytëzoni ata pak cent që merrni nga trusti pencional për familjet e juaja.