-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Avokati Gashi vazhdon ta keqpërdorë rëndë rastin e Astrit Deharit, hedh akuza mbi institucionet kosovare

Rekomandime

Rasti i Astrit Deharit po vazhdon të keqpërdoret nga avokati, Tomë Gashi. Deklaratat e pamatura nga ai po sjellin konfuzion tek publiku.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, të thirrur në Zyrën e tij në Prishtinë, ai ka paraqitur “fakte” rreth rastit në fjalë.

Gashi, duke u bërë kinse s’i din rregullat për përkthimin e një raporti nga një institucion i huaj, hodhi akuza mbi institucionet e drejtësisë se po bëjnë lojëra me familjen e Astritit. Avokati Gashi, duke e ‘hequr’ petkun e juristit, foli në rolin e politikanit.

“Atë që kryeprokurori (Admir Shala v.j.) që e ka thënë për mua, unë në çdo deklaratë që e kam dhënë ka qenë politike sepse ne jemi të bindur se Astriti është vrarë. Unë kam qenë në obduksion dhe i kam pa plagët vetëmbrojtëse. Në trupin e tij janë gjendur plagë të rënda. Ai ka qenë i vrarë sepse ka qenë anëtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Astriti është vrarë për çështje politike. Anëtarësimi i Astriti në VV ka qenë arsyeja e vrasjes së tij. Çdo deklaratë e imja kanë pas dhe do të kenë konotacion politik”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Më tej, Gashi aludoi se Astriti ishte tejet i aftë dhe s’kishte asnjë indikacion që ta mbyste vetën duke bërë vetëvrasje. Avokati me një të kaluar jo edhe aq të mirë përmendi rastin e ditarit të Astritit.

“Është diçka për tu çuditur se sa largpamës është Astriti. Ai kishte paraparë që VV do të vjen në pushtet në vitin 2019. Në ditarët e tij ka shprehur energji për jetë, por ai s’ka bërë pra vetëvrasje. Kur kryeprokurori i Prizrenit vjen në Prishtinë, në zyrën e Lumezit, dhe tregon vetëm një zarf se ka ardhur raporti apo ekspertiza. Raporti shkon në Prizren, familja shkon për ta marrë kopjen e raportit, dhe ata i thonë se s’e kanë fare dhe është kthyer në Prishtinë. Unë besojë se ideja ime që po më bien ndërmend është që të përgatisin një strategji se çfarë të thonë”, u deklarua ai.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala është deklaruar rreth raportit të Institutit Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Sipas tij, raporti do t’u jepet familjarëve menjëherë pas përkthimit urgjent në gjuhën shqipe.

“Sot e kemi dërguar për përkthim dhe në momentin që përkthehet në dy gjuhë do ua japim. Pra, do t’u jepet familjarëve dhe do të bëhet publike për opinionin. Do ta kenë edhe origjinalin. Besoj se fillimin e javës do të bëhet publike”, ka thënë ai për Indeksonlinen.

Ndryshe, babai i të ndjerit, Avni Dehari është shprehur i mllefosur se institucionet nuk e kanë njoftuar zyrtarisht për arritjen e raportit, por për të ka thënë se kishin marrë vesh vetëm nga mediet.

Ai ka thënë se nuk u beson institucioneve të Kosovës, derisa vlerësoi se në këtë proces ka pasur shkelje të shumta.

“E them se për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit