8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Sot nga ETC mu vodhën 120 €, mu vodh djersa e mundi im”!

Rekomandime

Amar Pushka ditë më parë e ka lënë punë në ETC – siç ka thënë për shkak të presioneve nga menaxhmenti vetëm pse ai ka deklaruar publikisht që do ta votojë Vetëvendosjen.

- Advertisement -

“Sot isha për ta tërheq rrogën time të fundit si punëtor i ETC-së, pasi shkova në bankomat u befasova me atë çka pashë, në xhirollogari më kishin dalë vetë 141.46 €, edhe pse paga ime mujore ishte 260 €”, ka shkruar Pushka, transmeton Insajderi.

“Pasi e kontaktova menaxherin pse ka ndodhë kjo gjë i njëjti me tha kinse për shkak që e kam lëshuar punën, edhe pse unë e kisha përfunduar muajin si punëtor i ETC-së dhe pastaj i kisha njoftuar që nuk do të punojë për shkak presionit të stafit të ETC-së ndaj meje vetëm pse kisha deklaruar që do ta votojë Vetëvendosjen, e asesi nuk do të votoja imponimet që na i bënte Ramiz Kelmendi”.

“Pa asnjë bazë juridike sot mua nga ETC mu vodhën 120 €, mu vodh djersa e mundi im”!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit