19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Stanishiç: Si bashkëpunoi me CIA-n, shefi i shërbimit sekret të Millosheviçit (video)

Rekomandime

Shefi i policisë sekrete në kohën e presidentit serb Sllobodan Millosheviç, dhe organizatori i skuadrave serbe të vdekjes gjatë spastrimit etnik në ish-Jugosllavi, ishte një agjent i nivelit të lartë të CIA-s amerikane. Kjo zbulim që shokoi Serbinë, u bë publik në vitin 2009 nga gazeta amerikane “Los Angeles Times”.

- Advertisement -

Autori i shkrimit Greg Miler, e nis artikullin me një takim sekret në vitin 1992 në periferi të Beogradit, midis Jovica Stanishiç dhe oficerit të shërbimit inteligjent amerikan, Uilliam Lofgren. Jugosllavia po copëtohej nga Iufta civile. Pas Kroacisë, sapo kishin shpërthyer Iuftimet në Bosnje Hercegovinë.

Millosheviçi, cilësohej si një krcënim i madh për sigurinë evropiane, dhe CIA donte që të kishte një informator nga brenda. Të dy agjentët, krijuan atë natë një marrëdhënie klandestine, që mbeti e panjohur për shumë kohë. “Për 8 vjet, Stanishiç ishte njeriu kryesor i CIA-s në Beograd. Gjatë takimeve sekrete në barka dhe shtëpi të sigurta përgjatë lumit Sava, ai u dha amerikanëve detaje mbi veprimtarinë e brendshme të regjimit të Millosheviçit.

Kështu, Stanishiç dha informacione për vendndodhjet e pengjeve të NATO-s, ndihmoi operativët e CIA-s që të ngrinin një rrjet bazash sekrete në Bosnje. Njëherazi, Stanishiç ngriti “skuadrat e vdekjes” për Millosheviçin, të cilat kryen një fushatë gjenocidale, sipas prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e krijuar në vitin 1993 nga Këshilli i Sigurimit i OKB, për të dënuar përgjegjësit e krimeve të rënda në Iuftërat ballkanike”, shkruan  ndër të tjera Miler.

- Advertisement -

Përballë rrezikut për tu dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë, Stanishiç thirri në ndihmë aleatët e tij amerikanë. Në një akt jashtëzakonisht të rrallë, CIA paraqiti në gjykatë një dokument të klasifikuar, që rendiste kontributet e serbit, dhe dëshmonte rolin e tij të dobishëm. Dokumenti mbeteti konfidencial, por përmbajtja e tij u përshkrua nga burime të “Los Angeles Times”.

I kontaktuar nga gazeta amerikane, Uilliam Lofgren, tha se agjensia e dorëzoi atë dokument në Hagë, për të treguar “se ky person që cilësohet i keq, ka bërë edhe shumë gjëra të mira”. Gjithsesi, Lofgren nuk pretendoi të hedhë poshtë akuzat penale kundër Stanishiç. “Por, duke e lënë mënjanë aktakuzën, ka disa gjëra ka bërë ky njeri, të cilat ndihmuan në dhënien fund të armiqësive, dhe vendosjes së paqes në Bosnje”.

- Advertisement -

Vetë CIA nuk pranoi të komentojë dokumentin në fjalë. Gazeta thotë se pretendimi se Stanishiç ishte një agjent në shërbim të CIA-s, bazohet në dhjetëra intervista me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të agjencive të inteligjencës amerikane dhe asaj serbe, si dhe në dokumente të konsultuara nga “L.A.Times”.

Midis tyre, gjenden edhe të dhënat zyrtare të shërbimit të inteligjencës serbe, si dhe një rrëfim 7-faqësh i asaj periudhe, shkruar nga vetë Stanishiç gjatë kohës që ndodhej në burg në Hagë. Në atë dokument, Stanishiç e portretizon veten si një njeri që synoi të moderonte qasjen e Millosheviçit, dhe që ka punuar intensivisht me CIA-n për të kontrolluar krizën.

“Unë institucionalizova bashkëpunimin me komunitetin e inteligjencës amerikane, pavarësisht marrëdhënieve shumë të këqija midis dy vendeve tona. Ky bashkëpunim, ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme de-përshkallëzimin e konfliktit”- shkruan Stanishiç.

Por kryeprokurori i çështjes Dermot Grum, tha se veprimet e Stanishiç për të ndihmuar CIA-n dhe anti-Milosheviçit, vetëm sa nënvizojnë pushtetin që ai kishte.

Stanishiç kishte dikur nën varësi 2.000 punonjës. Ai vishej zakonisht me kostume të errëta, mbante syze dielli, dhe quhej shpesh “Xhejms Bondi” i Ballkanit.

Por nofka e tij ishte “Ledeni”, që në serbisht do të thotë “Njeriu i Akullt”. Stanishiç iu bashkua shërbimit sekret jugosllav në vitin 1975, kur vendi sundohej ende nga komunisti Josip Broz Tito.

Ai nuk vlerësohej si ndonjë ideolog apo nacionalist i tërbuar, por për aftësinë e rrallë në fushën e spiunazhit. Për shkak të këtyre aftësive, Millosheviç e bëri spiunin e tij kryesor, megjithë mosbesimin e gjatë e të ndërsjelltë që ka ekzistuar midis të dyve.

Sipas gazetës “Los Angeles Times”, Stanishiç ishte entuziast për të bashkëpunuar me CIA-n. Në një nga takimet e tij me Lofgren, ai i dha një dokument ku tregohej harta e bunkerëve nëntokësore dhe strukturave të tjera, që ndërtuan kompanitë serbe në Irak për Sadam Huseinin. Por Stanishiç kishte vendosur disa kufij në këtë bashkëpunim. Ai nuk morri asnjëherë para nga CIA, nuk bashkëpunoi me agjencinë në operacione konkrete, dhe nuk ndërmori hapa që do ta nxirrnin në pah si një tradhtar të shefit të tij.

Pasi nisi takimet e tij të fshehta, Stanishiç e bindi Millosheviçin që të linte hapur një linjë kontakti me CIA-ia, si një mënyrë ndërlidhjeje me Perëndim. Në letrën drejtuar Hagës në vitin 2004, CIA përshkruan përpjekjet e Stanishiç për të shmangur disa nga ngjarjet më të rënda të Iuftës në Bosnje.

Sipas CIA-s, në pranverën e vitit 1993, Stanishiç ushtroi presion ndaj Ratko Mladiçit, ai ndihmoi në lirimin e 388 trupave të NATO-s, që ishin marrë peng, u ishin hequr uniformat.

“Mlladiç tha se nuk ishte ai që po mbante peng pilotët. Por shërbimi im arriti të zbulojë vendndodhjen e tyre, dhe për këtë vura në dijeni CIA-n dhe autoritetet franceze”- shkruan Stanishiç. Ai u laergua nga detyra në tetorin e vitit 1998, për shkak të mosmarrëveshjeve me Mirjana Markoviç, bashkëshorten e Sllobodan Millosheviçit, si dhe Ministrin e Brendshëm Vlajko Stojiljkoviç.

Ai u emërua këshilltar i sigurisë kombëtare të Serbisë. U arrestua më 13 mars 2003 pas eIeminimit të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, dhe në qershor iu dorëzua Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ai akuzohej për ngritjen e njësive speciale paramilitare serbe, përfshirë Gardën Vullnetare të Serbëve (Tigrat e Arkanit), Njësinë e Operacioneve Speciale (Beretat e Kuqe) dhe njësinë Akrepat, që bëmë cdo të zezë në isu Jugosllavi.

Gjatë viteve 2003-2013, Stanishiç qëndroi sa brenda dhe jashtë burgut, pasi iu pranua disa herë lirimi i përkohshëm. Ai u lirua nga të gjitha akuzat më 30 maj 2013, ndërsa u lirua përkohësisht në dhjetor 2015. Një gjyq i ri, nisi në qershorin e 2017-ës. Por një muaj më vonë u lirua për ta ndjekur gjyqin që nga shtëpia, për shkak të problemeve me aparatin tretës dhe depresionin./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit