1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avokati Gazmend Halilaj ‘suImon’ PDK-në: Gani Thaçi e ka ditën 980 euro, janë eIeminuar ushtarët vetëm pse kanë qenë më të fortë se ‘gjeneralët’!

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj disa gjeneralëve, siç i quan ai të vetëshpallur pasluftës, pasi që, në Iuftë nuk ka pas epitete të tilla.

- Advertisement -

Halilaj i cili është edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po e mbron fuqishëm Iuftën e drejt të UÇK-së, por po e kritikon secilin keqpërdorim që është bërë si në Iuftë ashtu edhe pas saj.

Ai e ka përkrahur Gjykatën Speciale, nga e cila pret që secili që arrestohet dhe akuzohet nga Specialja ta merr dënimin e merituar, nëse ka kryer veprat për të cilën akuzohen.

Halilaj në një emision televiziv, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Gani Thaçit dhe PDK-së për të cilën thotë se nuk e ka bë asnjë padi ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Ai ka akuzuar vëllain e Hashim Thaçit, Ganiun për të cilin thotë se një ditë pas pensionimit e ka 980 euro, kurse muajin 29400 euro.

“Sa e ka pensionin Gani Thaçi sot si një i pensionuar në Byronë Kosovare të Sigurimit? 980 euro e ka ditën, 29400 euro e ka muajin pension, ndërsa një ushtar i UÇK-së e ka 170 ose një invalid i cili e ka 300 euro”, shprehet Halilaj.

- Advertisement -

Ai thotë se krejt këto beteja, krejt këto shkrime që i bën, krejt këto rreziqe, i bën për ish-ushtarët e UÇK-së dhe veteranët, duke iu drejtuar disa veteranëve të Iuftës, që ishin në emision, të cilët janë kundër Gjykatës Speciale dhe thirren që thirren në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

“Mua më dhimbseni se në çfarë situate ju kanë lanë juve, dhe sot ata thonë se nëse arrestohem unë shkoj mundimi yt. Jo nuk shkoj. Por shkoj koha jote ku përmes veprave të ulëta, ke arritë me i bind disa gra e disa fëmijë se nëse më prekin mua u prek Iufta. Jo, jo nuk u prek, u preke ti që i ke ba veprat”, shprehet tutje avokati Gazmend Halilaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit