8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gërvalla i reagon gazetës zvicerane: Publikuat pretendime të rrejshme, UÇK-ja nuk ka kryer KRlME

Rekomandime

Kryediplomatja Donika Gërvalla i ka reaguar gazetës zvicerane të cilës i dha intervistë, duke thënë se në artikullin e intervistës së saj, NZZ ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.

Gërvalla, e cila nga ky medium u citua të ketë thënë se civilë shqiptarë janë vrarë pas luftës dhe se për ta duhet të ketë drejtësi, sot shkruan se nëse janë kryer KRlME, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.

- Advertisement -

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse KRlMET thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un, që tha se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.

“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK, FARK dhe të tjerë sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit