15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Avokati i Labinot Grudës: Klienti im është i befasuar, nuk ka prova se ai i ka “avulluar” 2 milionë eurot

Rekomandime

Veton Rrecaj, avokati i Labinot Grudës, tha se klienti i tij nuk do të akuzohet për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove, pasi sipas tij, nuk ka prova se Gruda e ka kryer këtë vepër.

- Advertisement -

Rrecaj në emsionin ‘Frontal’ në T7 tha se Gruda është i befasuar që po dyshohet se e ka kryer këtë vepër penale.

“Në asnjë mënyrë, nuk do të akuzohet, nuk ka as prova. Ai është i befasuar, po çuditet si mund të jetë i dyshuar për një vepër që nuk e ka kryer. Nuk e fajson kërkëd, pozicioni i tij është ta mbrojë vetën”, tha Rrecaj.

Ndryshe, përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

- Advertisement -

Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit