1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati i ri i popullit, gjysëm-milioner

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, pesë kundër dhe tri abstenime. Naim Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër. Ai ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

Duke pasu pozitën e zëvendësministrit, Qelaj ka publikuar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar si pasuri të paluajtshme, shtëpi, truall e toka bujqësore, të gjitha në vlerën duke kaluar gjysëm milioni, saktësisht 578 mijë euro.

Ai ka deklauar se posedon një veturë në vleën 20 mijë euro. Mbi 4 mijë euro janë kursimet e tij, derisa nuk ka deklaruar borxhe.

Mbi 30 mijë euro janë të ardhurat vjetore të tij dhe familjes. Pasuria e tij në total e deklaruar llogaritet të jetë më vlerën mbi 630 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit