Vetëdorëzohet deputeti, Etem Arifi

0
128

Është vetëdorëzuar para pak çastesh deputeti rom, Etem Arifi.

Siç mëson media ai para pak çastesh është dorëzuar në burgun e Hajvalisë.

Ndryshe ai ka shterur të gjitha mundësitë që kishte për të refuzuar të shkonte në burg, meqë tani edhe Gjykata Kushtetuese ia ka refuzuar ankesën.

Ai akuzohet dhe është dënuar për mashtrim me subvencione.