1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Avokati nga Drenasi: Edi Rama, tërhiqe padinë ndaj Haradinajt ose paditna miliona shqiptarë të Kosovës

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e ka paditur kryeministrin në dëtyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Halilaj thotë se, padia ndaj Haradinajt është padi direkte ndaj Qeverisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

- Advertisement -

Halilaj ia ka përmendur Ramës disa ngjarje historike që nga Isa Boletini, masakrën e Tivarit e deri të Rankoviqi.

Në shkrimin e tij në Facebook, avokati kërkon nga Rama që ta tërheq padinë ndaj Haradinajt ose të paditë miliona shqiptar të Kosovës që nuk mendojnë sikurse ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

z. Edi Rama, para se ti beni padi kryeministrit z. Haradinaj, e qe nenkupton qe keni paditur direkt Qeverine e Kosoves dhe gjithe qytetaret e saj.

A se menduat mundin dhe sakrificen e Isa Boletinit ne 1912.

- Advertisement -

A se menduat masakren e Tivarit ku nga brigadat e juaja u vrane me shume se 3774 kosovar.

A se menduat nderin qe i bete me 1955 Kasapit Aleksander Rankoviq duke e nderuar me titullin ,, Ylli partizanit,, dhe kurr se revokuat nje titull te tille, .

A si kujtuat edhe shume e shume deme tjera deri te taksa per rrugen e kombit qe eshte bere vetem per Kosovaret.

Z. Rama – Beni nder vetes tuaj, terhiqe ate padi, ose zgjeroje ne drejtim te disa milion shqiptarve pasi qe ne nuk mendojm si Ti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit