2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati Pallaska kritikon ashpër Kurtin për votën në Shqipëri: Kush ka më shumë së një atdhe, nuk ka asnjë atdhe

Rekomandime

Avokati i njohur Dastid Pallaska ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili ka bërë fushatë zgjedhore në Shqipëri, ndërsa sot ishte atje për të votuar, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pallaska thotë se kryeministri me veturë zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri.

Më tutje, ai thotë se s’mund të pritet më mirë nga “një kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal”.

“Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.”, ka shkruar Pallaska.

- Advertisement -

Krejt në fund, Pallaska ka thënë se kush ka më shumë se një atdhe, nuk ka asnjë atdhe.

Ky është reagimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare.
Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi.

Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.

Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit