14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

E dhimbshme: Arbenitës i vdes babai në ditën kur u bë nënë

Rekomandime

Modelja Arbenita Ismajli është bërë dje nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj me reperin Fero Fera.

- Advertisement -

Por në ditën më të lumtur të saj, ajo përjetoi një dhimbje të madhe. Arbenita humbi babain e saj.

Arbenita ka publikuar një foto të babait të saj në Instagram, duke shkruar shkruar: Ti do të mbetes gjithmonë në mendjen time. Tregojuni më të dashurve se i doni ata, sepse kurrë nuk do ta dini kur do t’i humbisni.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe motra e Arbenitës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq”, ka shkruar motra e Arbenitës.

- Advertisement -

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me koronavirusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit