10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Albin Kurti voton për kryeninistrin e ardhshëm të Shqipërisë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar të drejtën për votë në zgjedhjet e përgjithshme të cilat po zhvillohen sot në Shqipëri.

- Advertisement -

Kurti është përcjellë me një siguri të lartë deri në pikën e votimit, ndërsa është pritur edhe nga bashkëpartiaku i tij, kandidatë në këto zgjedhje, Boiken Abazi.

Albin Kurti i cili ka pasaportën shqiptare, ka votuar në zgjedhjet e sotme ndërsa pas votimit bëri një prononcim të shkurtër për media ku ka ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të dalin dhe të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e qetë e me diell kështu do të jetë deri në përfundim. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit