1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati shqiptar: Të gjithë gurët u lëvizën kundër gjuhës shqipe, deri në Stambollin e Perandorisë Osmane!

Rekomandime

Ditë më parë, Qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë miratuan vendimin që teknikisht dhe juridikisht në platformat e saj softuerike (MS Windows, MS Office etj.) të ketë tri gjuhë shqipe: Albanian Albania, Albanian Kosovo dhe Albanian North Macedonia.

Për këtë gjë, reagoi edhe Qendra për Edukim dhe Përparim në Prishtinë ku vlerësoi se ky vendim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dëmton të ardhmen e gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Madje, u tha se ndarja e gjuhës shqipe në tri variante, do të shkaktojë edhe përçarje kombëtare.

Ndërsa, avokati shqiptar, Spartak Ngjela thotë se gjatë gjithë historisë, sllavët kanë shprehur urrejtje ndaj gjuhës shqipe, ku kanë bërë çdo gjë kundër saj. Mirëpo, pavarësisht kësaj, gjuha jonë mbijetoi.

E gjithë historia antishqiptare e sllavëve, në shekuj, ka qenë një urrejtje tërë frikë nga gjuha shqipe. Të gjithë gurët u lëvizën kundër gjuhës shqipe; deri në Stambollin e Perandorisë Osmane; por gjuha shqipe mbijetoi”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Sipas Ngjelës, ‘armiqtë’ më të mëdhenj të gjuhës tonë janë serbët dhe grekët.

Po ashtu, ai thotë se ka edhe shqiptarë të pushtetshëm që duan ta frenojnë progresin kuptimplotë që po e bën gjuha shqipe.

- Advertisement -

“Edhe sot, te gjuha shqipe janë kundërshtitë me urrejtje të Beogradit zyrtar; madje edhe të Athinës zyrtare.

Sigurisht, brenda këtij avazi të vjetër qesharak, hyjnë edhe këta shqiptarë të pushtetshëm që po duan ta frenojnë agresionin (progresivitetin) kuptimplotë që po e bën gjuha shqipe, jo vetëm në Ballkan, por në shumë katedra universitetesh në Perëndim”, theksoi avokati.

Më tej, ai përmendi edhe faktin se idioma e shqipes kishte rol mesianik për të gjitha gjuhët e mëdha të Evropë.

“Idioma e shqipes, sipas albanologut brilant Petro Zhejit, ka pasur një rol mesianik për të gjitha gjuhët e mëdha të Evropës. Verbi arbëror është një dukuri esenciale në zhvillimet gjuhësore të gjuhëve të mëdha evropiane”, vlerësoi Ngjela.

Në fund, avokati thotë se pavarësisht përpjekjeve, kundërshtarët nuk do të arrijnë ta zbehin rolin dhe vlerën e gjuhës shqipe.

“Kjo është vlera jonë historike, që nuk ka rival në historinë e popujve. Pikërisht, këtë duan ta zbehin kundërshtarët tanë tani të pashpresë. Nuk do t’ia arrijnë dot.

Gjuha shqipe do të përçojë historinë plot lavdi të të gjithë Arbërisë”, përmbylli Spartak Ngjela.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit