25.6 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

Rekomandime

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun.

- Advertisement -

Më herët, ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se të mërkurën më 5 janar, pritet të shpallen sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër individëve nga Bosnje dhe Hercegovina.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara, të cilat ndërmjetësuan në arritjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për Bosnje e Hercegovinën në vitin 1995, mund të vendosin sanksione ndaj atyre që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose të destabilizojnë marrëveshjen.

Shefja e diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Turkoviq, tha para gazetarëve më 5 janar se sanksionet do të shpalleshin gjatë ditës, duke bërë të ditur se për këtë çështje ishte punuar për një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Ajo tha se ekziston një qëndrim i harmonizuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe se ky nuk do të jetë fundi, por vetëm fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Turkoviq tha se ajo pret gjithashtu që ata që vendosin sanksione të sqarojnë detajet dhe të listojnë entitetet ndaj të cilëve aplikohen ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit