10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

​Nura: Kush mendon se kandidatura ime ishte kundër familjes Jashari ka IQ e një idioti

Rekomandime

Skenderaj ishte një nga komunat ku gara në zgjedhjet lokale ishte e fortë dhe shpesh me gjuhë të ashpër, por që u mbyll që në raundin e parë. PDK riktheu komunën që llogaritet si bastion i tyre me Fadil Nurën kryetar që fitoi ndaj ish-kryetarit Bekim Jashari. Kandidatura e Nurës u pa si kundër familjes Jashari, por që kryetari i ri i Skenderajt e mohon një gjë të tillë. Nura flet edhe për gjendjen në të cilën ka gjetur Komunën.

Në një intervistë, Nura thotë se ata që mendojnë se kandidoi kundër familjes Jashari kanë koeficient inteligjence (IQ) të ulët, ndërsa shton se për të mirën e Skenderajt është i hapur për bashkëpunim edhe me ish-kryetarin Bekim Jashari.

- Advertisement -

Nura: Ata që mendojnë se kandidatura ime ishte kundër familjes Jashari janë idiotë

“Realisht është koncept i gabuar nëse ne mendojmë se në një manifestim të vullnetit të lirë dhe të një sistemi demokracisë liberale qysh e kemi ne në sistemin kushtetues është dikush kundër dikujt. Ne kemi garuar, mua këtë mundësi ma ka kërkuar edhe me aprovimin e subjektit të cilit unë i takoj Partisë Demokratike për shkak të pengesave që iu bënë kryetarit të degës dhe kjo me mbështetjen e të gjitha strukturave të degës dhe me kërkesën madje të tyre kam hyrë në garë dhe nuk kam qenë kundër askujt, përkundrazi. D.m.th çdo tendencë e tillë, ose çdo manifestim në ndër dijen e çdo kujt që mendon se kandidatura ime ka qenë kundër familjes Jashari, ai mund të ketë koeficientin e inteligjencës së një idioti. Nuk është e vërtetë, ne kemi kandiduar me kandidatë të tjerë që kanë qenë për Skenderaj e kam ofruar programin tim politik, alternativën, objektivat e mija politike dhe qeverisjen për Skenderaj. Kështu që unë besoj që edhe Bekimi si ish-kryetar i Komunës çdo iniciative e tij çdo ide e tij që është e mirë për Skenderaj është i hapur të bashkëpunojmë”, ka thënë ai.

Nura flet për gjendjen në të cilën e ka gjetur Komunën dhe për realizimin e objektivave.

- Advertisement -

Nura: Nuk pajtohem për shumë gjëra që kam gjetur në Komunë

“Jemi në proces të konsolidimit, të vlerësimit të gjendjes në të cilën e kemi marrë Komunën. Ka mungesë të stafit, ka probleme për vet faktin sepse çdo kryetar ose çdo menaxhment e ka sistemin e tij të punës. Prandaj edhe unë e kam sistemin tim të punës me të cilën unë mendoj që mundem të realizoj objektivat më shpejtë dhe më mirë, prandaj gati si çdo kryetar që nuk pajtohet me qeverisjen e kaluar, as unë nuk pajtohem për shumë gjëra që kam gjetur në Komunë, realisht. Por sido që të jetë jam i prirë të eci përpara dhe ti realizoj objektivat që i kemi”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Nura shtoi se Komuna e Skenderajt ka mbi gjysmë milioni euro suficit për shkak të menaxhimit të dobët që ka pasur qeverisja e kaluar.

Nura: Në qeverisjen e kaluar shihet qartë një menaxhim i dobët i projekteve

“Projektet që kanë të bëjnë me subqendrat e bashkësive lokale, pastaj në kuadër të planit urban të qytetit të Skenderajt, unazat të cilat janë aty ku i kemi lënë ne para katër vitesh dhe gjithashtu të ato që njihen si ofrime të shërbimeve që është arsimi, shëndetësia, kultura, rinia dhe sporti me të cilat ne kemi qartësisht të programuar se çka dhe si do ia bëjmë. Ajo që kam parë deri me tani në qeverisjen e kaluar shihet qartë ka pas një menaxhim të dobët të projekteve, sidomos kapitali për çka sot Komuna e Skenderajt ka çuar diku mbi gjysmë milioni euro suficit për shkak të menaxhimit të dobët të projekteve kapitale. Kjo do thosha ka qenë një veprim ose një qeverisje që tregon nivelin e performancës ”, u shpreh Nura.

Fadil Nura nga PDK-ja fitoi garën pa balotazh në komunën e Skenderajt, duke siguruar mbi 50% të votave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit