12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rusia i del krah me armë Serbisë/ Kërkohet ndihmë nga Amerika për Kosovën

Rekomandime

Rusia po vazhdon ta mbështesë Serbinë në çdo formë.

Së fundmi, shteti rus ka mbështetur fuqishëm me mjete ushtarake serbët.

- Advertisement -

Kjo gjë, po shihet si një kërcënim për rajonin, veçanërisht për Kosovën.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim u shpreh se kjo gjë po e përkeqëson situatën e sigurisë në rajon.

“Situata politike dhe e sigurisë në rajon, dita ditës veç sa vazhdon të përkeqësohet.

- Advertisement -

Për fat të keq, pas përfundimit të luftës në Kosovë, si pasojë e investimeve të huaja me karakter destruktiv e të toleruar nga UNMIK për të mos thënë të orkestruara, u instalua një mendësi e pa tolerueshme dhe rryma e agjentura të cilat e nxorën Kosovën nga shtrati në të cilin kishte arritur të futej para dhe gjatë luftës.

Kosovarët, gjegjësisht shqiptarët, u sollën si hipokrit ndaj miqve ndërkombëtar, gjë që ndikoj në humbjen e besimit ndaj nesh. Si rezultat i kësaj, u prodhua edhe Ahtisari dhe të drejtat kushtetuese për Serbet, gjë që duhej të dialogoheshin me Serbinë”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Gjithashtu, analisti përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe pakon e Ahtisarit.

“Tani, në vazhdën e dialogut, kemi pasur shkarje të vazhdueshme si pasojë e destruktivitetit serb dhe sjelljes joparimor të disa çarqeve evropiane të cilat Serbinë e ledhatuan tanë Kohen përderisa nga Kosova priten veç kompromise.

Për mendimin tim, dialogu nuk do duhej filluar pa e njohur Serbia dialogun dhe marrëveshjen e Vjenës e cila rezultojë me Pakon Ahtisari”, thekoi analisti.

Në vazhdim, Duhanaj tha se shteti serb nuk i ka respektuar negociatat në Bruksel dhe kështu Rusia e ka shfrytëzuar që të ndikojë në rajon përmes Serbisë.

“Serbia vazhdimisht ka hyrë në dialog dhe negociata por në fund nuk i ka respektuar ato. Serbia e shfrytëzon interesin e madh të perëndimit për ta ç ‘kapur nga Rusia dhe në anën tjetër Rusia e shfrytëzon këtë, në mënyrë që përmes Serbisë ta rrisë ndikimin qoftë në rajon por edhe brenda bllokut perëndimor.

Edhe furnizimet me armë edhe bashkëpunimet tjera Beograd- Moskë-Pekin, janë pjesë e agjendave lindore të cilat Evropa dhe SHBA, duhet t’i kuptojnë si kërcënim serioz”, nënvizoi ai.

Më pas, analisti bëri thirrje që e gjithë bota të ketë kujdes nga shteti serb. Ai ka besim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrë hapa për këtë gjë dhe të rikthejë paqe në rajon.

“Bota duhet ta kuptoj se Serbia nuk është gjë tjetër veç se një kancer, një Covid 19, i cili pretendon ta injektojë Evropën. Për ta kuptuar ketë, Serbisë duhet mbyllur dyert tek hunda dhe duhet t’i bëhet i qartë opsioni, me perëndimin, apo me izolimin.

Kam besim dhe shpresë se SHBA, tashmë e ka kuptuar këtë gjë dhe është duke marrë hapa drejtë një ofensive përfundimtare për ta rikthyer regjionin nën ndikimin perëndimor. Detyrë e shqiptarëve edhe si komb, edhe si qeveri, duhet të jetë sjellja si Perëndimor dhe mos të na shoh e cilësoj bota si mbetje turke dhe si të rrezikshëm për botën perëndimore”, tha ndër të tjera Duhanaj.

Në fund, ai potencoi se duhet të kërkohet ndihmë nga Amerika, në mënyrë që të trojet shqiptare të mos kthehen nën “kthetrat e Rusisë”.

“Të kërkojnë ndihmë të sinqertë nga SHBA qoftë edhe me koncesione të cilat mbulojnë interesat amerikane për të ardhmen, në mënyrë që njëherë e mirë, ta nxjerrin Kosovën dhe trojet shqiptare nga kthetrat lindore të kontrolluara nga Rusia”, përfundoi Leon Duhanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit