12.3 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Avokati shqiptar tregon çka i imponoi Biden-Putinit, jep lajmin e mirë për shqiptarët

Rekomandime

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndikuar drejtpërsëdrejtë në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se ndryshimi drastik i politikës amerikane pas largimit të Donald Trumpit, ka lënë të kuptohet se tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor është një çështje kryesore.

- Advertisement -

Ngjela ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden, ia ka imponuar me forcë presidentit rus Vladimir Putin se Shqipëria duhet të pranohet në BE.

Ai ka paralajmëruar se koha deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme dhe në favor të Shqipërisë.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

- Advertisement -

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit