-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Avokati zbulon bisedën me nënën e Kujtim Fejzullahit nga Tetova: Ku gabova?

Rekomandime

Nga jetesa me prindërit e tij në një apartament me qira të subvencionuar nga taksapaguesit austriakë, Kujtim Fejzullai, një 20 vjeçar që kreu me gjakftohtësi suIme në Vjenë ndaj njerëzve të pafajshëm para se të neutralizohej nga policia, pranoi një privilegj të bukur të ofruar nga kryeqyteti.

E përditshmja austriake “Heute” zbuloi se Fejzullai u zhvendos nga banesa e prindërve të tij në Liesing, në banesën e tij më 1 maj 2020.

- Advertisement -

Ai jetonte në një apartament prej 42 metrash katrorë.

Nga fqinjët ose menaxherët, nuk kishte asnjëherë ankesa ndaj tij.

Vetëm gjurmët e shkatërrimit në shkallët e ndërtesës së vjetër të rinovuar, si dhe dyert e aluminit zëvendësuese, dëshmojnë për një veprim jashtëzakonisht dramatik të policisë kur forcat speciale austriake shpërthyen derën e përparme dhe kontrolluan apartamentin.

- Advertisement -

Rreth 1.20 të mëngjesit ne u zgjuam nga një ndërhyrje.

Të gjitha dritat në ndërtesën tonë u ndezën në të njëjtën kohë”, thotë një fqinj.

- Advertisement -

Askush këtu nuk dëshiron të besojë se një fanatik i I.S ka jetuar mes tyre.

Por cila është historia e Kujtim Fejzullai, shkruan “Heute”.

Lindur në Austri, ai u rrit në Mödling dhe ishte i talentuar si një futbollist i ri.

Ai vijoi shkollën e Mesme Teknike Ottakring të cilën më vonë e la.

Në vend të shkollimit, ai zgjodhi predikuesit radikalë.

Në shtator 2018, Kujtimi fluturoi nga Aeroporti i Vjenës drejt Stambollit dhe më tej në Hatay.

Por djali i një kopshtari dhe një amvise nuk arriti në Siri.

Adoleshenti u arrestua dhe u kthye në Austri.

Nëna denoncoi me dëshpërim djalin e saj.

Avokati Nikolaus Rast kujton detajet: “Unë kurrë nuk do të përfaqësoja një fanatik fetar.

Unë e pranova atë vetëm për nënën e tij, një grua plotësisht perëndimore, e cila u ul duke qarë me mua dhe më pyeti: ku gabova?’”, thotë Rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit