10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Serbisë, “blindohet” qyteti – shkak incidentet e mundshme

Rekomandime

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll sonte nga ora 20:30 luan ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të Grupit A të Kampionatit Evropian.

- Advertisement -

Kundërshtar i Kroacisë është Serbia, një ekip që me siguri nuk mund të kalojë tutje, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së sotme, shkruan Index Hr, përcjell GazetaBlic.Kroacia që është e para në grup shihet si favorit i qartë në këtë duel.

Ashtu si në dy ndeshjet e para kundër Bjellorusisë dhe Malit të Zi, përsëri tifozët kroatë do të dominojnë qyetetin austriak, Graz.Rreth 5,000 prej tyre do të zënë ulëset e palestres, e cila ka kapacitet rreth 5.300.Në palestër priten të jenë vetëm 100 tifozë serbë.

Serbët nuk janë të interesuar për hendbollin pasi kombëtarja e tyre ka rënë nga Euro.

- Advertisement -

Megjithatë, forcat e shumta të policisë do të sigurojnë ndeshjen, sipas shefit lokal të policisë. Sidoqoftë, është e vështirë të pritet përleshje duke pasur parasysh diferencën e madhe në numrin e tifozëve kroatë dhe serbë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit