2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati zbulon politikanin e parë që do të arrestohet së shpejti në Shqipëri

Rekomandime

Avokati i njohur Spartak Ngjela paralajmëroi se nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të bëjë një revolucion, do të ikë në burg.

- Advertisement -

Sipas tij, asnjë nuk po e mbron ish-kryeministrin.

Ai tha se atë e ka nxjerrë non grata superfuqia botërore.

Avokati tha se nuk e zgjidh revolucioni shqiptar fatin e Sali Berishës.

- Advertisement -

“Me deklaratat e bëra Berisha ka goditur Amerikën. E di Saliu që është përfaqësuese e Presidentit amerikan.

Po nuk e di pse ka frikë? Ku ka konsipracione superfuqia e botës.

- Advertisement -

Si paska superfuqia e botës në një vend të nxehtë si Shqipëria dhe Kosova që ka konflikt me Rusinë dhe aleatët, si paska konspiracioni.

E dini çdo të thotë FBI? Ku ka Blinken për analizat e Amerikës.

Atje janë superfuqi të brendshme, CIA dhe FBI. Sorosi i paska marrë këto të dyja, po ça thotë ai.

Ka mbi 10 flota luftarake ai shtet. Presidenti aktual e ka goditur Saliun.

Kush po e mbron nga ana tjetër? Asnjë.

Erdhën senatorët takuan Bashën, a thanë ndonjë gjë për këtë? Do të flasim realisht apo do të mbulojmë një fanatizëm anti-kombëtare.

Ia kanë treguar dokumentin amerikanët. E di unë çfarë i nxorën, kam të dhëna të sigurta. Saliu nuk kupton se është në pasionin individual.

Çdo agresion i të keqes, është me shkallë. Ka shkallë të parë, të dytë, të tretë, varet. I zgjuari përfiton shkallën e parë.

Po luajti me budallëk shkon në shkallën e 10. Kush e ka bërë konspiracionin CIA apo FBI?

Unë di që e kanë nxjerrë non grata dhe ky godet Blinken dhe ambasadoren.

Pse nuk godet presidentin? Mëshirojeni njeriun që është në hall, e kam nga profesioni.

Çdo i pandehur duhet të mëshirohet, por përballë një gjykate. Pse nuk shkoi në gjykatën amerikane? S’kishte prova.

Ai duhet të shkonte në një gjykatë amerikane, por pse nuk shkoi? Apo sepse s’kishte prova.

Nuk e zgjidh revolucioni shqiptar fatin e Sali Berishës.

Nuk ka rëndësi çfarë marrëdhëniesh ke pasur ti. Nuk ka asnjë vlerë, në vitin 2021, ke bërë krim ke bërë burg.

Shteti është kontratë shoqërore. E ka nxjerrë non grata superfuqia botërore.

Ai duhet ta çonte këtë në një gjykatë amerikane. Ai tha do e çoj në Francë.

Po si do e pranojë Franca. Ai ka humbur afatet. Shqipëria duhet të vuajë fatet e Saliut? Është shtet demokratik Amerika, nuk ka shtet tjetër si ai.

Nuk zbatohet rruga ligjore. Jemi shtet demokratik, për këtë kemi luftuar.

Kush do të bëj një revolucion do të iki në burg”, u shpreh Ngjela për News24.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit