12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Axhë, t’i hjeka 20 euro: Kadrijaj publikon foton e Kurtit me një të moshuar pas vendimit për pensionet

Rekomandime

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

- Advertisement -

Ajo e ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar.

“Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Për këtë cështje ka reaguar edhe drejtori i Insajderit, Parim Olluri.

Në një shkrim në Facebook, Olluri ka pyetur nëse lajmin për zbritje të shtesave në pension ia kanë dhënë Xhezide Aliut, plakës 107-vjecare që në zgjedhjet e funit tha se ka votuar për Albin Kurtin.

- Advertisement -

“A i keni tregu Xhyzides, plakës 107 vjeçare qe u përdorë për fushate, qe Albin Kurti ia ka zbritur për 20 euro shtesën pensionale? Gjynah plaka”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit