1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Azem Galica: As kishë, as xhami, por shkollë

Rekomandime

(Shkruanë Bedri Tahiri)

- Advertisement -

Dëshmi: Vetëdija kombëtare dje dhe sot!!!

Azem Galica, kryekomandanti i çetave çlirimtare, që për 12-vjet, nuk i lëshoi armët nga dora, duke luftuar kudër pesë perandorive të kohës, ishte dashamirës i flakët i shkollës në gjuhë amtare.

Kjo shihet edhe në Tetë pikat e tij, drejtuar Qeverisë serbe, përmes Ceroviqit, por edhe në bisedat e ndryshme.

- Advertisement -

Kështu, ajo ndjenjë atdhetare, është shpalosur edhe në takimin e ndërmjetësuesit për bisedime, Hoxhë Banjskës (Mehmet Aliqit), i cili, një ditë, pa Ceroviqin e pa pop Angjelkun, kishte vajtur në Galicë dhe për dy ditë rresht kishte biseduar më kryetrimin, në përpjekje për ta bindur për ndonjë marrëveshje eventuale.

Po shkëpusim një fragment nga vetë deklarata e Hoxhë Bajnskës, dhënë historianit Ibrahim Çitaku, më 17. XII. 1975, në Mitrovicë, e cila është botuar në librin “AZEM GALICA…Prishtinë, 1996, f. 374)”:

- Advertisement -

HOXHA: “O Azem trimi, kësaj here për kurrgjë tjetër mos u marrshim vesh, bile për diçka që unë i kam duart e lira, edhe mundësitë besa, muj me vendos vetë”!

AZEM GALICA E çka mundesh me vendos ti pa ata të pushtetit?

HOXHA: “Muj me vendos pa e pyet askënd, me ta mbarua një xhami të mirë midis Galice!

AZEM GALICA: E more Mehmet Aliqi, po sikur t’ishte këtë herë me ty pop Angjelku, edhe ai ndoshta kishte me ma mbarua një kishë, e unë nuk jam as kundër xhamisë as kundër kishës, por nuk është koha për to more Hoxhë, se ju na keni thënë, se pa atdhe, nuk ka fe!

Çka më duhet mua xhamia, kur ti e din se tanë meshkujt e rritshëm të Galicës e të rrethinës janë në mal, e xhamia nuk është për fëmijë.

Ma mirë sikur të thojshe me mbarua një shkollë ku do të mësojnë fëmija në gjuhën e vet, për gjuhën e atdheun e vet!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit