13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ashpersohen masat anticovid në Kosove, këto veprime ndalohen

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë vendosur masa të reja për të luftuar COVID-19 në Kosovë.

- Advertisement -

Zemaj tha se ka informuar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Shëndetësor, Inspektoratin Sanitar dhe palët tjera që kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit, të zbatojnë vendimet e reja në pajtim me situatën.

“Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera”, shkroi Zemaj.

Ministri Zemaj gjithashtu tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit