8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Babai i Granitit: “Ai qau kur serbi bëri gjestin provokues midis Shqipërisë”

Rekomandime

Ragip Xhaka, babai i Granit dhe Taulant Xhakës, futbollistë këta që janë përballur me njëri-tjetrin në Francë 2016 me fanellat e Zvicrës dhe Shqipërisë, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Euro dueli” në RTV Dukagjini në Kosovë.

- Advertisement -

Ai i është rikthyer temës së zgjedhjes së Zvicrës para Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe ka treguar një prapaskenë të Granitit në ndeshjen që kuqezinjtë kanë luajtur me Serbinë në “Elbasan Arena”.

KOSOVA E SHQIPËRIA – “Kur djemtë filluan të merren me sport, të bëhen të gjallë si i themi në gjuhën popullore, kam pasur kontakt me Shqipërinë. Pati një mospajtim dhe nuk shkoi aty. Sa i përket Kosovës, ka qenë e ditur se nëse luajnë në Evropian më parë, atëherë ka qenë e pamundur të luanin me Kosovën. E kemi çuar një letër në FIFA, drejtpërsëdrejti, pa ndihmën e askujt, me anë të avokatit tonë. Na është kthyer e mbyllur, me përgjigje për shkak të Kampionatit Evropian. Aty u mbyll gjithçka. Kritikat më kanë ardhur mua si prind dhe familjes. Nuk e ndiej vetën fajtor. Për gjithë atë që kemi bërë deri tani, pa marrë parasysh Zvicrën apo Kosovën, jam krenarë. Asnjëherë nuk e kemi harruar Kosovën”.

- Advertisement -

PRAPASKENA – “Jo se janë vetëm këta dy, por janë të vetmit dy djem shqiptarë, dy vëllezër, që dalin hapur dhe e mbrojnë, si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë, me shkrim, me anë të mediave, në fushë, me gjithçka, edhe pse Graniti luan me kombëtare tjetër. Ai ka motivuar lojtarë të tjerë. Po ju tregoj një rast, në lojën me Serbinë dhe Shqipërinë, që luhej në Shqipëri, Graniti filloi të qante përse ngriti tre gishtat njëri lojtar në Tiranë (Saktësim: Ndeshja u luajt në Elbasan dhe Dusko Tosic ka festuar duke ngritur 3 gishtet). Nuk e kemi fshehur që jemi shqiptarë, kurrë, asnjëherë. Më vjen keq që ka ndodhur kështu, por ai ka qenë fati, si për Zvicrën, si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit