Atalanta sonte do të luajë kundër Valencias në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve
#AtalantaValencia, ci siamo! #GoAtalantaGo pic.twitter.com/XcUFCCECdJ
— Giorgio Gori (@giorgio_gori) February 19, 2020
Kjo ndeshje është historike për Atalantan, dhe një baba ka publikuar letrën, ku ia arsyeton djalit të tij mungesën në shkollë, shkaku i kësaj ndeshje, shkruan Reporteri.net
Ndeshja do të luhet në San Siro dhe për këtë arsye djali duhej të mungonte në shkollë për t’u nisur gjatë ditës nga Bergamo për në Milano.
“Dëshirojmë të ju informojmë se Edoardo do të mungojë në shkollë për arsye historiko-kulturore në këtë pasdite. Ai do të shoqërojë babain e tij në një epokë historike të Bergamos. Forca Atalanta!,” shkruhet në letrën e babait të tifozit të ri të Atalantas.
Kjo letër është bërë virale në Itali, pasi edhe kryetari i Bergamos e ka publikuar letrën në Tëitter.
Ndryshe, ndeshja Atalanta-Valencia luhet sonte me fillim nga ora 21:00.