4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Babi, mos dil me i pritë”, kryefamiljari që humbi gruan dhe vajzën tregon se si e njoftuan për tragjedinë

Rekomandime

Daver Osmani duket i përmbajtur. S’ka shumë orë që gruaja dhe vajza e tij që priste të martohej verës, vdiqën në rrethana tragjike në autobusin që u aksidentua në Bullgari. Ai pret që deri të premten t’i shoh kufomat që do të kthehen në Shkup.

Osmani tha për Alsat se dje në mëngjes e morën lajmin tragjik. Njëherë, ai tha se ishin njoftuar vetëm për një aksident, por që shpresonte se gruaja dhe vajza e tij do të kishin qenë në një autobus tjetër. Lajmin e parë tha se e mori nga vajza e tij e madhe, e cila i tha të mos dilte për t’i pritur.

- Advertisement -

“Ne e kemi humbur bashkëshortën edhe vajzën. Edhe balldëzja me gjithë vajzën e vetë dhe nusja e mikut. Pesë anëtarë të familjes. Lajmin e kuptuam në mëngjes. Ora 15 në 6, vajza e madhe m’u lajmërua nga Zvicra. Babi – tha – a u ardhë nanushi dhe Alja. Thashë jo babi, s’janë ardhë, por jam gati me dalë me i pritë te autobusi. Kur tha – babi mos dil atje se një autobus ka bë ndeshje dhe u kallë. Qaty na hyri neve ajo.. sikleti”, tha ai.

Kryefamiljari thotë se pas dy orësh, disa shoferë i treguan se gruaja dhe vajza e tij kishin qenë po në atë autobusin që mori flakë. Tronditjen, megjithatë, ai e përshkruan me qetësi e shumë përmbajtje.

“Mas nja dy orëve, ramë në kontakt me disa shoferë të atyre që i kemi njoftë. Me emër e mbiemër kur i qitën, thanë qata personat e juaj kanë qenë në qatë autobus aty. Edhe qaty o tronditëm dhe s’ke çka.. Çka të vjen prej Zotit..”, tha Osmani.

- Advertisement -

Shumë i përmbajtur, Osmani duket edhe kur tregon për kontaktin e fundit që e kishte pasur me vajzën e tij.

“Herën e fundit me vajzën kam kontaktuar në orën 11 të natës, kur e kanë kaluar kufirin e Turkisë dhe në s’kam kontaktu”, thotë Osmani.

- Advertisement -

Ai tha se me sa kanë informacion kufomat pritet të vijnë deri të premten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit