5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bideni sanksion direkt Putinin

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të sanksionojë drejtpërdrejt presidentin rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarët tjerë rusë për ndërhyrjen në Ukrainë, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Vendimi i Bidenit për sanksione personale Putinit vjen pas njoftimit të Bashkimit Evropian që Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, do t’u ngrihen pasuritë.

- Advertisement -

BE-ja sanksionon Putinin dhe Lavrovin

Lideri rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do t’i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian.

BBC raporton se do të ketë një ngrirje të aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi. Nuk dihen detajet e aseteve që mund të preken, ose në të vërtetë nëse njëri prej tyre ka pasuri brenda BE-së.

- Advertisement -

“Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Britania e Madhe do të bëjë një lëvizje të ngjashme, por nuk dihet nëse do të shkojë më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit