8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bad News Eagles vazhdojnë me suksese historike, kualifikohen në “Legends Stage”

Rekomandime

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles nuk po ndalet me suksese historike. Ata kanë arritur që të kualifikohen në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë, PGL Antwerp Major 2022.

- Advertisement -

Ata triumfuan 2:1 në map-a ndaj ekipit brazilian, MIBR, shkruan Gazeta Express.

MIBR arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16), por që u mposhtën në Ancient.

“Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

- Advertisement -

Ndërkohë në “Ancient”, BNE fituan shumë pikë në T Side dhe me lehtësi triumfuan në fund 16:8.

E map-i i fundit ishte në Vertigo, të cilin e fituan Bad News Eagles me rezultat 16:10.

- Advertisement -

Tani, ata do të vazhdojnë garimin në këtë turne në “Legends Stage”, aty ku garojnë më të mirët e më të mirëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit