7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bahtiri për koalicionin me LDK-në: I vdiq nana kësaj pune

Rekomandime

Anëtari Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se vendi nuk do të ketë nevojë të shkojë në zgjedhje të reja dhe se koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të ndodhë pas pak ditësh.“Pazare me ne nuk ka. Kryeministër i vendit është Albin Kurti. Ai do ta udhëheqë vendin qysh është më së miri, ashtu si e njoh me atë vizionin e tij, qëndrueshmërinë, entuziazmin shpirtëror për ta quar përpara Kosovën, pra është diçka që nuk ka ndodhur në Kosovë më parë”.“Kam shumë shpresë të madhe pasi e kam Albinin në krye që kjo qeveri do të jetë shërbëtore e qytetarëve. Jo t’i komandojë qytetarët por t’i shërbejë qytetarëve”.

- Advertisement -

“Unë po ju them që më në zgjedhje nuk shkohet, por zgjidhja do të krijohet. Para datës 26 do ta kemi qeverinë e kompletuar.“Marrëveshja do të bëhet shumë shpejt, para datës 26 jam i sigurt se nuk ka tjetër zgjidhje – I vdiq nana kësaj pune’”.“Albini është i gatshëm ta udhëheqë Ballkanin dhe jo veç një qeveri të Kosovës”.

“E kemi vullnetin për me ece përpara. Albini do të ketë fuqi prej 100 përqind prej dy partive që do ta bëjnë shumicën. Ne do të shkrihemi në një në programin qeverisës. Sikur qe e kemi shkrirë planprogramin, ashtu do ta shkrijmë edhe qeverinë tonë”.“Do të jep raport secili ministër çdo javë për çdo punë që e ka bërë. Kryeministri do të jetë i fuqishëm në program që e kanë zgjedhur së bashku. E vetmja zgjidhje për ta quar vendin përpara është kjo”.

“Unë i besoj LDK-së dhe jam i sigurt se vullneti i dy partive është ky dhe kjo qeverisje nuk do t’i ketë vetëm katër vjet, por do të vazhdojë edhe shumë gjatë”.Bahtiri po ashtu e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëjnë koalicion të mundshëm më PDK-në në rast se me partinë e Isa Mustafës kjo nuk do të jetë e mundur.“Edhe 20 herë me hy në zgjedhje, me këtë format që e ka PDK-ja në asnjë forme dhe me asnjë kusht nuk do të shkojmë me PDK-në. Edhe qytetaret e dinë që koalicioni do të bëhet dhe atë vetëm me LDK-në. Urime qytetarëve qeverisja e re”, u shpreh Bahtiri në Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit