Agim Bahtiri ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
“Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë.
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.
Shkrmi i tij i plotë:
Sot, mbajtëm takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku aktivistët dhe anëtarët shprehen një gatishmëri të jashtëzakonshme për t’u përgatitur fuqishëm për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.
Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë.
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme.
AB