8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Naser Ramadani i nervozuar me qytetarët e Kosovës: Nuk e dhatë provimin, rastet me koronavirus do të rriten ende

Rekomandime

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë dhënë provimin gjatë lehtësimit të masave dhe se janë treguar të pakujdesshëm në këtë fazë, teksa ka shtuar se pritet rritje e rasteve me koronavirus.

Në një konferencë për media ai bëri thirrje që të zbatohen rreptësisht masat si mbajtja e maskave si dhe larja e duarve vazhdimisht.

- Advertisement -

Ai ka thënë se gjatë lehtësimit të masave qytetarët nuk kanë dhënë provimin, pasi nuk i kanë përfillur ato që kishin mbetur.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se pritet rritje e rasteve me koronavirus gjatë kësaj jave.

“Dy javë pas lehtëismit të masave kemi thënë se do të bëjmë një manual, përmbledhje të dokumenteve që të vazhdojmë të marrim masa për parandalim të covid-19.

- Advertisement -

Me këtë lehtësim të masave, siç e dijmë qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk iu kanë përmbajtur masave të IKSHPK’së dhe në bazë të prognozës do të kemi rritje të rasteve këtë javë.

Ky manual nuk është dokument ligjor ekzekutiv, por do të fillojë të funksionojë prej përfundimit të kësaj konference për media.”, ka thënë Ramadani.

- Advertisement -

Tutje, ai shtoi se gjatë këtyre muajve kanë punuar 20 orë në ditë dhe nuk do të lejojnë të ketë rritje të numrit të viktimave.

“Ne duhet ta zbatojmë, do të jenë organet mbikëqyrëse në të gjitha kompanitë, OJQ, çdo gjë që lëvize dhe mund ta barë virusin kudo për shkak të pakujdesisë të IKSHPK’së dhe MSH’së.

Nëse nuk respektohen këto, do të kthehemi në pikën 0, ne nuk do të lejojmë që dikush të vdes për shkak të pakujdesisë.

Kemi punuar 20 orë në ditë, nuk do të lejojmë të vdesin njerëzit për shkak të pakujdesisë.”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit