11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Bairi e përzë Agim Bahtirin nga tubimi zgjedhor, shkaktohet incidente

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e VV’së, Agim Bahtiri, ka qenë i padëshiruar në lagjen ‘Tjegullore’ në Mitrovicë.

Kështu ka raportuar mediumi lokal ‘Jepi Zë’, derisa njoftoi edhe për përleshje fizike përgjatë takimit që po mbante në lagjen e Mitrovices kreu aktual i komunës së Mitrovicës së Jugut.

- Advertisement -

Po ashtu, siç raporton mediumi, në vendin e ngjarjes janë shtuar forcat e policisë pas incidentit.

Lidhur me rastin, ka reaguar vetë kryetari Bahtiri me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke ua vënë fajin për tollovinë përkrahësve të PDK’së.

- Advertisement -

“Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty”, ka shkruar Bahtiri në ‘Facebook’.

“Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!”, ka shtuar tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit