Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka folur në lidhje me 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.
Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.
Ai u shpreh se buka nuk është 50 cent, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 cent.
“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 cent. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai.