8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputetja e PDK’së reagon pasi “zotëria i parë” u pa dje me uniformë të FSK’së

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi zotëria i parë, Prindon Sadriu u pa dje në stërvitjen e FSK-së me ushtrinë amerikane në kuadër të “Defender-Europe 21”.

Musliu ka shkruar se “çkapja e shtetit” po ndodh fuqishëm.

- Advertisement -

Kurse dje, Ish-ushtaraku, Hisen Berisha ka komentuar prezencën e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, me veshje ushtarake gjatë monitorimit të FSK-së, në operacionin “Defender Europe 2021”, nga zyrtarët e lartë të shtetit. Ai tha se nëse ai nuk ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij operacioni, pasi i përket rezervës së FSK-së, Sadriu ka bërë një shkelje flagrante.

“Nëse është angazhuar rezerva atëherë prezenca e z.Sadriu është në rregull. Të jetë prezent në ceremoninë ku janë prezent liderët nëse nuk ka qenë i angazhuar, atëherë është shkelje. Nëse ka qenë prezent rezerva dhe ka pasur leje nga komandanti që të jap shfaqje, kur ka qenë presidentja aty atëherë është tjetër gjë”, ka thënë Berisha në emisionin “Frontal” në T7.

- Advertisement -

Sipas tij në rast se ai nuk ka pasur ftesë për të qenë pjesë e operacionit, në kuadër të rezervës së FSK-së, atëherë ka pasur shkelje.

“Nëse nuk ka ndodhur kjo atëherë është shkelje flagrante kur e shohim se ka pasur edhe një aksion shumë-kombesh. Prezenca e tij në uniform e aq më tepër në atë strukturë atëherë ka përbë shkelje. Detajet e kësaj nuk e di, nëse nuk ka pasur ndonjë leje të veçantë nga komandat atëherë mund të ketë qenë prezent, por bazuar në rregulloren ka qenë shkelje”, ka thënë Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit