8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bajqinovci: Task Forca u shua sepse po hetonte tenderët e Agim Veliut

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për shkarkimin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës në krye me Rashit Qalajn.

- Advertisement -

Ai këtë shkarkim e ka quajtur hakmarrje të LDK-së ndaj Policisë së Kosovës, respektivisht edhe shuarjes së Taskë Forcës për luftimin e korrupsionit.

“Taska Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës po hetonte tenderët e nënshkruar nga ministri i LDK-së, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Po hetoheshin tenderët për targat dhe kjo nuk u mohua as nga policia e as nga ministria”, ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, asnjë polic nuk guxon të hetonjë zyrtarët e LDK-së.

- Advertisement -

“I kemi deklaratat e Isa Mustafës pas arrestimit të Haki Rugovës, se këtë rast nuk duhet ta hetojë Prokuroria e Pejës, por duhet të merret Prokuroria Speciale. Ku guxon një politikan, më së paku një kryetar partie, që të thotë kështu dhe të ndërhyjë në drejtësi”, ka thënë Bajqinovci.Më pas deputeti i VV-së ka ngritur dilema për shkarkimin e Rashit Qalajt si drejtor i Policisë së Kosovës.

“Pse nuk u ndërruan ata (menaxhmentin e policisë) në rastin e Karaçevës, kur kryeministri e lavdëroi aksionin atje. Dy javë më herët po e lavdëron dhe më pas po e shkarkon drejtorin. Kjo është totalisht e pakuptimtë dhe politike. Ne e dimë që ata ishin eksponentë të PDK-së, megjithatë ata nuk u shkarkuan para ose pas Karaçevës, por pas arrestimit të Agim Veliut”, ka thënë Bajqinovci në RTK.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se Hoti dhe LDK-ja po i largojnë njerëzit që po i hetojnë vet këta për tenderë të ndryshëm.“Kur ia arreston Haki Rugovën, kur fillon hetimi i tenderëve, fillon shkarkimi. Është goditje e madhe që i është dhënë luftimit të krimit dhe korrupsionit më shuarjen e kësaj Taskë Force”, ka thënë Bajqinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit