Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka treguar se në banesën e tij ngrohet me një nxemje të vogël.
Bajqinovci ka thënë se në banesë nuk ka nxemje qendrore, por që ngrohet me një ngrohëse “me tre tela”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë për vete paguaj diku 40 euro në muaj edhe unë nxehem me një nxemje të vogël në banesë. Unë i ka maty rreth 700kwh. Nuk kam nxemje qendrore në banesë, një ngrohëse të vogël me tre tela”, tha Bajqinovci në “Click” në RTV21.
“ Nuk kam tjetër, e kam atë ngrohëse, nuk kam nxemje qendrore”, shtoi Bajqinovci.