19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ish-drejtori i Policisë: Ushtarët dhe policët e Kosovës po punojnë si taksistë dhe kamerierë

Rekomandime

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, përmes një lidhjeje direkte në ATV, ka folur për pagat e punëtorëve të sigurisë në Kosovë.

Ai tha se ushtarët e FSK-së dhe policët e Kosovës, për shkak të pagave të vogla, po detyrohen që pas orarit të rregullt të punës, të punojnë edhe punë dytësore si kamarierë e taksistë.

- Advertisement -

Shumë ushtarë të FSK-së në kohën e fundit janë duke punuar si detyrë dytësore taksi, apo po kryejnë punë tjera nëpër restorante, e poashtu edhe Policët. Mos të harrojmë që sot paga e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paga më e vogël në rajon”, u shpreh Qalaj.

Tutje ish-drejtori i Policisë tha se këto informacione i ka nga vetë ushtarët e policët, duke shtuar se nëse këta të fundit dalin nga Kosova për shkak tëp agave të vogla, atëherë kjo është një humbje e madhe për kosovën.

“Çdo ushtar që na del nga Forca e Sigurisë së Kosovës, çdo polic që del nga Policia e Kosovës është një dëm i madh për vendin, sidomos nëse kemi të bëjmë me arsyen kryesore, për kushte më të mira”, tha mes tjerash Qalaj.

- Advertisement -

Ai gjithashtu potencoi se ky fakt duhet të jetë një alarm për Qeverinë, që të rrisë pagat e të gjithë sektorëve, por sidomos të punëtorëve të sigurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit