Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, i ka reaguar opozitës duke thënë se Kosova është bërë Çernobil shkaku i tyre. Kjo sepse, sipas tij, në Kosovë janë mbi 120 gurthyes.
Bajqinovci gjithashtu tha se Kosova renditet si vendi më i korruptuar sipas raporteve ndërkombëtare.
Tutje, ai u shpreh se për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.
Postimi i plotë:
Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.
Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shêndrruar Kosovën në Çernobil.
Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.