7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bajrami pasi Labinot Gruda pranoi fajësinë: Edhe unë kam një faj, e denoncova

Rekomandime

Ish-ministrja Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi i akuzuari në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove Labinot Gruda, pranoi fajësinë sot në gjykatë.

Ish ministrja, znj. Bajrami shkruan:

- Advertisement -

E denoncova, dikush e pa si faj, e pranoj këtë faj.

Kam pranuar me qindra mesazhe përkrahëse që kam DENONCUAR vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Dhjetëra e qindra reagime e kërcënime pse kam denoncuar.

Sot, kur i akuzuari kryesor e PRANOI fajin, po e pranoj edhe unë një faj. Fajin se e kam DENONCUAR.

- Advertisement -

Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do të bëj të njëjtin faj. Prapë, do të DENONCOJ secilin krim e secilën vjedhje që ndodh. Nuk jam dorëzuar dhe nuk dorëzohem as nga ata që kanë tentuar të më ndalin të flasë e denoncoj paligjshmëri e shkelje ligjore tjera.

Prandaj, sot, është ditë e madhe për drejtësinë. Është ditë e madhe për Kosovën. Menjëherë duhet të nisë kthimi i parave në buxhetin e Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë detyrën deri në fund pasi i akuzuari ka pranuar fajin dhe ka hapur rrugën për sqarimin e 2.1 milionë eurove deri në fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit