1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bajrami shkarkon 3 anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka shkarkuar 3 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani.

- Advertisement -

Sipas vendimit që e ka siguruar KOHA, Bajrami i ka zëvendësuar ata me Fisnik Reçiçën, Muharrem Bajramin dhe Mentor Gecin.

Kryesuesi i Këshillit drejtues të UP-së, Ujkan Bajra ka thënë se Bajrami nuk i ka njoftuar paraprakisht për arsyet e largimit dhe se nuk i dinë arsyet e këtij ndryshimi.

“Nuk jemi të njoftuar dhe nuk i dimë arsyet. Ajo nuk mund na vlerësojë neve kur vet i ka 3 muaj në atë post, s’ka logjike fare. Por mbase ju ka dhënë mundësia le të veprojë në mënyrë arbitrare. Prej që ka ardhur nuk na ka ftuar kurrë në takime, thjeshtë synon qëllime te veta personale me arritur”, ka thënë ai.

- Advertisement -

KOHA ka tentuar të marrë një qëndrim nga ministrja Bajrami për arsyet e këtij vendimi por ende nuk ka marrë përgjigje.

Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka 9 anëtarë. Sipas statutit të UP-së, Ministria e Arsimit, emëron katër anëtarë derisa Senati zgjedhë pesë anëtarë tjerë nga personeli akademik i Universitetit.

- Advertisement -

Sipas statutit të UP-së mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së është 3 vjet. Shoshi dhe Osmani kanë pasur mandat deri në vitin 2021 derisa Bajra deri në vitin 2022.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit