7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Drilon Gashi e quan Krasniqin “mbetje të kohës së injorancës”: Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten

Rekomandime

Hoxha Drilon Gashi, ka reaguar ndaj një deklarate që bëri mbrëmë imami, Shefqet Krasniqi, e i cili bëri një interpretim diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.

- Advertisement -

Krasniqi madje duke folur për raportet ndërmjet dy gjinive tha:

“Burrat mësohen prej burrave, gratë prej grave. Nëse përzihen bashkë, mandej burrat dalin gra, e gratë dalin burra e se di kush është burrë e kush është gru. Secili e ka vendin e vet, gratë kanë përparësi në çështjet që ja ka dhanë Zoti, burrat kanë vendin në çështjet që ja ka dhanë Zoti. Unë nuk mundem me ja zënë vendin në shumë vende gruas”.

E hoxha Drilon Gashi ka reaguar duke thënë se disa klerikë fetarë e konsiderojnë edhe Zotin mashkull sikur vetveten.

- Advertisement -

“Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten!
Duhet ta pranojmë, kemi shumë mbetje të kohës së injorancës, të gjithë.
Zoti na përmirësoftë!”, ka shkruar shkurt ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit