0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bali Muharremaj i AAK-së i jep tender 1.7 milion euro shefit të partisë, Blerim Kuçit

Rekomandime

Blerim Kuçi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në prag të zgjedhjeve, ka fituar tender në vlerë prej 1. 7 milionë eurosh nga Komuna e Suharekës që udhëhiqet nga bashkë partiaku i tij, Bali Muharremaj.

Kompania “Hidroterm” që është pronë e Blerim Kuçit është rekomanduar për kontratë për projektin për “Rregullimin e rrugës brigada 123 Qendër-Suharekë –Sheshi” në vlerë prej 1 milion e 740 mijë euro.Kompania e nënkryetarit të AAK-së nuk kishte dorëzuar ofertën më të lirë për këtë tender.

Kanë qenë të paktën edhe dy oferta më të lira. Oferta më e lirë e dorëzuar për këtë projekt ishte në vlerë prej 1,5 milionë euro, apo 200 mijë euro më e lirë se sa oferta e kompanisë së Blerim Kuqit. Ofertat më të lira ishin eliminuar nga gara nga Komuna e Suharekës.

Blerim Kuçi është nënkryetar i AAK-së, partisë së Ramush Haradinaj. Bali Muharremaj është pjesë e AAK-së dhe është zgjedhur kryetar i Komunës së Suharekës prej nga vjen edhe Kuçi.Kuçi i kishte ndihmuar Muharremajt në fushatën për tu zgjedhur kryetar i Komunës së Suharekës.Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi për KALLXO.com ka deklaruar se kompania që është rekomanduar për kontratë nga Komuna e Suharekës është në pronësi të tij.Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasur ndikim në dhënien e tenderit.

- Advertisement -

“Kompania është në pronësinë time e menaxhimin e kompanisë dhe bordin e ka tjetërkush. Kompania është 100 për qind e imja e menaxhimin e ka Blerta Kuçi. Nuk ka ndikuar partia, por unë i kam plotësuar të gjitha kriteret sepse ne jemi kompani serioze dhe kryejmë punë serioze, ju mund t’i pyetni edhe zyrtarët e prokurimit rreth procedurave”, ka deklaruar Kuçi.Gazeta JnK ka kontaktuar edhe me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj por i njëjti ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen përmes SMS-it. Përkundër që i janë dërguar pyetjet, Muharremaj nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij shkrimi.Tenderi ishte hapur më 22 korrik të vitit 2019. Komuna kishte planifikuar të shpenzonte 1 milionë e 740 mijë euro për projektin për rregullimin e rrugës “Brigada 123 Qendër – Suharekë –Sheshi”, në Suharekë. Më 13 gusht janë hapur ofertat, ndërsa biznesi i nënkryetarit të AAK-së ishte renditur e treta për nga çmimi më i lirë.

Më publikimin e vendimit të Komunës së Suharekës për kontratë është rekomanduar kompania Hidroterm e Blerim Kuçit.Ndërsa, operatori ekonomik “Seticommerce & BAUER BG” që kishte ofertuar me 1 milionë e 536 mijë euro ishte eliminuar nga gara me arsyetimin se nuk kishte dorëzuar dëshmitë se i plotëson “kërkesat minimale të gjendjes ekonomike dhe financiare dhe te kapacitetit teknik/profesional të saktësuara në dosjen e tenderit”.“Ju nuk i keni ofruar stafin sipas kërkesave te kërkuara me FTD. Ju keni ofruar stafin me diplomë bachelor, ndërsa është kërkuar inxhinier ose master. Ju mungojnë kontratat dhe referenca te natyrës përkatëse siç janë kërkuar me FTD ne vlerën e kërkuar”, thuhet në njoftimin për eliminim që Komuna e Suharekës ia ka dërguar këtij OE. Ky Operator ekonomik ka kohë që të ankohen në Komunën e Suharekës në bazë të nenit 108/A të Ligjit të Prokurimit. E në rast se nuk është i kënaqur me përgjigjen e komunës, ky Operator mund të ankohet në OSHP.Edhe operatorit “Bamirs & Uleza Ndertim”, që kishte ofertuar 1 milion e 596 mijë euro është eliminuar nga gara. Edhe kjo kompani ishte eliminuar për arsyen e njëjtë.

“Ju nuk i keni ofruar stafin sipas kërkesave të kërkuara me FTD. Ju keni ofruar stafin me diplomë bachelor, ndërsa është kërkuar inxhinier dhe njeri nga inxhinieret i ka skaduar kontrata. Ju mungojnë kontratat dhe referenca të natyrës përkatëse siç janë kërkuar me FTD në vlerën e kërkuar”, thuhet në njoftimin që Komuna ia ka dërguar OE “Bamirs & Uleza Ndertim”.Kompania e Blerim Kuçit, Hidroterm në këtë tender kishte ofertuar me 1 milionë e 723 mijë euro, apo vetëm 17 mijë euro më pak se vlera e parashikuar e kontratës prej 1 milionë e 740 mijë e 415 euro.Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se kompania N.P.N “Hidroterm” SH.P.K dhe Alba Konstruksion janë fituese të tenderit ku kriter për dhënie të kësaj kontrate ka qenë çmimi më i ulët.Njoftimi për kontratë është bërë me datën 19 korrik 2019, ndërsa kontrata është dhënë më 4 Shtator 2019.

- Advertisement -

Kontrata me emër “Rregullimi i rrugës brigada 123 Qendër-Suharekë -Sheshi në Suharekë” ka qenë me procedurë të hapur dhe do të duhet të përfundojë në afat prej 300 ditë pune.Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), kompania N.P.N “Hidroterm” SH.P.K është në pronësi të Blerim Kuçit.Po ashtu, Kuçi e ka deklaruar kompaninë në pronësi të tij edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.Reagimet e opozitës në Suharekë

Për tenderin e dhënë kompanisë së Blerim Kuçit në vlerë prej 1. 7 milionë euro ka reaguar edhe opozita në Komunën e Suharekës.Lëvizja Vetëvendosje kanë akuzuar Komunën e Suharekës se këtë tender e kanë kurdisur për nënkryetarin e partisë përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale.“Fitues i kësaj kontrate është operatori ekonomik i treti për nga çmimi më i lirë N.P.N. “HIDROTERM”, ky OE ishte në pronësi të Blerim Kuçit ndërsa tash është në pronësi të djalit të tij. Duke i parë kriteret e kërkuara tek kapacitetet teknike dhe profesionale gjatë hapjes së kontratës, menjëherë pothuajse është ditur emri i operatorit ekonomik fitues. Kurdisja e kontratave përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale tashmë është bërë e zakonshme në Komunën e Therandës, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe tek kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “UKË BYTYQI”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes”, thuhet në reagimin e VV-së.Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se me këtë tender AAK është duke vazhduar plaçkitjen e qytetarëve.

- Advertisement -

“AAK në Suharekë, paska gjetur “zgjidhje” për të mbuluar shpenzimet e fushatës elektorale. Kur pushtetarët pasurohen, populli varfërohet. Me sa duket nuk u mjaftoi rritja e pagave për veten e tyre. Dhe vazhdojnë plaçkitjen e mëtutjeshme të qytetarëve, që nënkupton varfërim të mëtutjeshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit