16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbia nënshkruan kontratën financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar

Rekomandime

Serbia ka nënshkruar sot kontratën financiare 100 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar, që e lidh këtë vend fqinj me Kosovën me rrugë moderne.

- Advertisement -

Siç raporton B92, kontrata u nënshkrua në Beograd nga ministrja e serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zoarana Mihajlloviq, dhe drejtori i sektorit për Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci dhe Ballkan Perëndimor të Bankës Investuese Europiane , Migel Morgado.

Në Qeverinë e Serbisë theksohet se ndërtimi i autostradës Nish-Merdar (kufiri me Kosovën) nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen e qarqeve, por ka rëndësi edhe në aspektin politik, meqë kështu dëshmon interesin dhe dëshirën e Serbisë se marrëveshja arrihet me kompromis, transmeton Koha.net.

Mihajlloviq ka theksuar se kjo rrugë do t’i mundësojë Serbisë daljen në det.

- Advertisement -

Kjo autostradë, sipas saj, është njëra nga gjashtë që do t’i ndërtojë Serbia gjatë vitit 2019 e 2020.

BE ka inicuar dhe mbështetur modernizimin e lidhjeve me rrugë në rajon.

- Advertisement -

Komisarja e Komisionit Europian për Transport, Violeta Bullc ka thënë se ndërtimi i autostradës Nish-Merdar është e rëndësishme për ndërlidhjen e rajonit, ndërsa ndërlidhja do të thotë paqe e shpresë, përcjell Koha.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit