7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Molliqaj e bën postimin e dytë pas incidentit me Abazin, thotë se po i fiton të gjitha debatet

Rekomandime

Kandidati i AAK-PSD’së Dardan Molliqaj e ka bërë postimin e dytë pas debatit të mbrëmshëm pas të cilit është përfshirë në një incident me Haki Abazin, i cili ka thënë se është sulmuar nga ish –sekretari i VV’së. Edhe pse i akuzuar për sulm, Molliqaj ka thënë se nga mbrëmë ka marrë mbështetje nga shumë njerëz ndërkohë që e ka prerë debatin nga emisioni Pressing për ta treguar “triumfin” ndaj Haki Abazit. Të dy protagonistët janë marrë në pyetje nga prokuroria ndërkohë që policia rastin e ka kualifikuar si sulm.

- Advertisement -

Më poshtë mund ta shihni të plotë postimin e Molliqajt ku thotë se “po konfirmohet gjithandej fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores”

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.

Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim.

- Advertisement -

Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit