7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Balla akuzon Sali Berishën se ka lejuar furnizimin e ushtrisë serbe me karburant në kohën e Iuftës në Kosovë dhe Bosnje

Rekomandime

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka konfirmuar sot se një grup deputetësh kanë propozuar miratimin e një rezolute për dënimin e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995.

Ai tha se socialistët ishin të hapur për miratimin e një dokumenti të tillë, pasi Shqipëria e ka dënuar këtë mizori.

- Advertisement -

Megjithatë, Balla ka kërkuar përfshirjen në rezolutë edhe të shkeljes së embargos nga Shqipëria për karburantet drejt Serbisë në kohën e Iuftës në Bosnje dhe Kosovë.

Ai akuzoi Berishën se shkelja e embargos është bërë me porosi të tij që në atë kohë ishte President i Shqipërisë.

“Të mos harrojmë që në korrik 1995, presidenti i asaj kohe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviç”, ka thënë Balla.

- Advertisement -

“Jo vetëm që ka pasur prova, por është dënuar fakti që presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, furnizonte me karburant makinerinë vr*asëse të Millosheviç që kaloi nga Bosnja edhe në Kosovë. Nëse e pranojnë edhe propozimin që pjesë e rezolutës të jetë edhe dënimi i shkeljes së embargos nga ana e Shqipërisë, me porosinë e Sali Berishës, atëherë do të kemi një dokument më integral”, shtoi Balla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit