11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama të mërkurën ia mësyn Serbinë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

- Advertisement -

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 Korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

- Advertisement -

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiç në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit