10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Ballkani i hapur”, Vuçiq: Brenda një viti e gjysmë njerëzit do të lëvizin lirshëm

Rekomandime

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit “Open Balkan”, një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore mes shteteve pjesëmarrëse.

Lajmin e dha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se brenda maksimumi një viti e gjysmë shtetasit e tre shteteve do të mund të lëvizin lirshëm pa i ndaluar askush në kufi.

- Advertisement -

Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë në vonë. Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje.

Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme.

Është dëshpëruese për të gjithë ne është fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht.

- Advertisement -

Në emër të Serbisë mund të them që ‘Ballkani i Hapur’ është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit”.

Presidenti serb tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit